• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Vijojnë punimet në Kabina, këto zona në Tiranë dhe qytete të tjera do kenë ndërprerje dritash


    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se edhe sot do të vijojnë punimet për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet., por edhe në disa qytetet të tjera. Për Tiranën, OSHEE njofton se :

    •Deri në orën 14:00 do jetë pa energji rruga “Ylbere Bylykbashi” rruga e Kavajës pjesërisht, rruga “Shefqet Kuka” tek zona e Freskut

    •Deri në orën 15:00 pa energji rruga “Qazim Vathi”, zona Fushë-Mëzez, zona Fushë Misto Mame pjesërisht, rruga “Ferit XHajko”

    Njoftim për abonentët Tiranë

    Vijojnë edhe sot punimet për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet.

    Sipas orarit të përcaktuar, zonat e prekura nga stakimet e energjisë elektrike për shkak të investimit janë:

    •Deri në orën 14:00 pa energji rruga “Ylbere Bylykbashi” rruga e Kavajës pjesërisht, rruga “Shefqet Kuka” tek zona e Freskut

    •Deri në orën 15:00 pa energji rruga “Qazim Vathi”, zona Fushë-Mëzez, zona Fushë Misto Mame pjesërisht, rruga “Ferit XHajko”

    Sa i përket qyteteve të tjera:

    Njoftim për abonentët Dibër

    Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Vojnik, në datën 16 prill gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Dibër: Dovolan, Erebar, Grevë, Gradec, Kovashic, Melan, Porinar, Trepçe, Trevë, Blladë e Epërme dhe e Poshtme, Burrim, Çernene, Hodol, Kërçisht, Kllopçisht, Maqellarë, Pesjak, Vojnik

    Njoftim për abonentët Librazhd

    Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Prrenjas, sot në datën 16 prill, gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të mbeten pa energji këto zona në Librazhd: Komuna Proptisht Pogradec,
    Komuna Rrajcë, fshatrat Bardhaj, Kotodesh, Rrajcë Fushë, Kovanik, Skënderbej, Sutaj, Urakë, Pocivalle.

    Njoftim për abonentët Lushnje

    Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Divjakë, në datën 16 prill në intervalin kohor ora 08:00- 16:00 do të stakohet energjia elektrike në një zonë të qytetit të Divjakës, ish-komunat Sulzotaj, Shënepremte./ Tiranapost.al. E.B