Aktualitet

Vidhnin lokalet e Tiranës, zbulohet banda

Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Blow” duke vënë në pranga tre persona pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje të lokaleve të Tiranës.

Personat e arrestuar janë: 40 vjeçari Ilir Rrasa , Elirjan Rrasa 23 vjeç dhe Agim Hajdari 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ndërkohë 19 vjecarja me iniciale M.Rr është proceduar në gjendje të lirë për veprimtari kriminale, fshehje dhe mbulim të tyre.

Gjatë operacionit është sekuestruar si provë materiale një pistoletë “Blow Mini” me tre fishekë të kalibrit 6.35 dhe një një televizor i markës “Samsung 42″.

pistolete-blow

Në bazë të hetimeve u zbulua se këta persona janë autorë të vjedhjeve të mëparshme konkretisht:

-Në pronësi të shtetasit A. G. ku kanë marrë një televizor të markës “SAMSUNG” 42’’, disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lekë të reja.

-Në “Qytet Studenti”, pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorin tip “Lifan”, në pronësi të shtetasit E. P.

- Në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës “Samsung” 37 polsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësim i sendeve të vjedhura”./Copyright TiranaPost.al