Aktualitet

Video/Në 1 prill rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe ushtarakët. Ja sa do përfitojnë

Video/Në 1 prill rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe

Kryeministri Rama ka bërë të ditur sot se më 1 prill e vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mësuesit 7%, infermierët 10% dhe ushtarakët 5-7%.

“Buxheti i 2019 është i gjashti që do aprovohet me propozim të qeverisë socialiste, kujtoj se në buxhetin e parë kishim detyrimin të përballeshim me shlyerjen e një stoku të konsiderueshëm borxhi të papaguar të qeverisë së mëparshme dhe kërcënimin e një kolapsi. Ky do të jetë buxheti më i madh. Këtë vit do të hyjë për herë të parë ceku i bebes. Dua të sqaroj edhe njëherë nëse janë binjakë apo trinjakë.

Për të gjitha rastet e binjakëve të dy marrin si të dytë dhe trinjakët si të tretë. Kështu që me jetë të gjatë dhe forca. Do të bëjmë edhe një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli, të gjitha kategoritë, qëllon një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar që kemi pasur disa zhvillime pozitive, kështu ka qenë për rritjen e pagave. Për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10%, në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje edhe për ushtarakët.

Buxheti i ri do të mbështesë një numër politikash të reja. Ka një hap për financimin e projektit të diasporës. Presim avancimin me kodin zgjedhor për sanksionimin e votës së emigrantëve. Investimet në infrastrukturë janë gjysmë miliard, rrugë kombëtare, ujësjellësa dhe rehabilitimin e rrjetit. Rindërtim të të gjithë rrjetit të qendrave shëndetësore, që do të jenë 100 për vitin tjetër dhe projekte të reja për spitale”, u shpreh Rama gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.