Aktualitet

VIDEO/Ndërsa Basha fliste në protestë, bashkia pak metra me tutje prishte ndërtimet pa leje

VIDEO/Ndërsa Basha fliste në protestë, bashkia pak metra me tutje

Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij protestonin kundër projektit të Unazës së Madhe në afërsi të Astirit, vetëm pak metra më tutje Bashkia e Tiranës vazhdonte punën për prishjen e objekteve të pa leje. Siç edhe shihet nga fotot, makineritë e rënda sot në mbrëmje kanë vijuar punën e tyre normalisht duke shembur një tjetër godinë dy katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe.

Edhe në këtë rast Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë Tiranë kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtij objekti. Ata hoqën fillimisht mobiliet dhe pajisjet e tjera elektroshtëpiake, ndërsa i kanë hapur më pas rrugë makinerive të IMT-së që të vijojnë me prishjen e godinës. Numri i objekteve që janë prishur në Unazë gjatë këtyre ditëve ka shkuar në mbi 20 teksa vetëm gjatë ditës së sotme u prishëm afro 10 të tilla.