Lajme nga Bota

Videoja me lekët që ranë nga qielli në Hong Kong bëri namin, por si qëndron e vërteta?

Videoja me lekët që ranë nga qielli në Hong Kong bëri

A besoni se paratë mund të bien nga qielli? Nëse jo ndrysho mendje, sepse ka ndodhur vërtetë. Një video nga Hong-Kongu po qarkullon kudo në mediat sociale, bëhet fjalë për një lagje të varfër atje dhe banorët u befasuan pasi filluan të binin para nga maja e një ndërtese. Rreth 25 mijë euro të prera në kartëmonedha dhjetëshe fluturuan dhe njerëzit u grumbulluan duke mbledhur paratë.

Mendohet se paratë nga qielli i hodhi Wong Ching-Kit, i njohur si "Coin Young Master", i cili është pronar i Epoch Cryptorrency, dhe përmes një faqe në Facebook promovon investimet dixhitale në valutë. "Unë doja qe njerëzit të kuptonin më mirë çdo të thotë Bitkoin" citohet të ketë thënë Uong në një video të postuar në internet, ku shton: "Doja të isha si Robin Hood".  Por pavarësisht nismës me qëllim të mirë Wong Çing Kit, 24 vjeç u arrestua nga policia për prishje të rendit publik. Shihni videon më poshtë/ Tiranapost.al 

https://youtu.be/hxMnMDw1V_Y