• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Sport Të gjitha

    Videoja ku futbollistët e mitur dhunohen nga ish-trajneri, reagon policia


    Kjo video ku shihet sesi ish-trajneri i Laçit dhunon fizikisht dhe psikologjikisht  futbollistët e ekipit të Laçit U-17 është përhapur kudo në rrjet nga dita e djeshme. Sot Policia e Lezhës mori masa duke shoqëruar ish-trajnerin Ndue Tarazhi.

    Pamjet mësohet se janë xhiruar rreth tre vite më parë, në 2016-n, kohë kur Tarazhi ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI.

    “Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojmë se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u procedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç. Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtim të të miturve”, pasi në video shihet sesi godet futbollistët, si dhe i fyen me fjalë të rënda.

    “Palaço, doni të luani ju futboll me Laçin. Zagarë. Po si ju a bënë golin ju? S’ju vjen turp mo pisa”, janë vetëm disa nga fjalët që dëgjohet t’iu thotë ish-trajneri futbollistëve. Ndërkohë që gjatë kësaj situatë ishte e pranishme edhe policia, që e sheh dhunën dhe nuk ndërhyn./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post