• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zoran Zaev flet për përgjimet: Ishte lojë e komedianëve rusë, nuk dorëhiqem


    “E pranoj se jam viktimë e transparencës dhe disponimit tim të vazhdueshëm ndaj të gjithëve”.

    Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lidhur me disa përgjime të publikuara sot në Youtube.

    Ai doli në një konferencë për shtyp pasditen e sotme, ku u shpreh se kishte rënë pre e një loje të organizuar nga dy komedianët e njohur rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov.

    Këta të fundit telefonuan Zaevin në zyrë, duke u hequr si ish-Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

    Në telefonatat e publikuara nga komedianët rus, ai bisedon me ta për tema të nxehta si çështja e emrit me Greqinë, marrëdhënien Serbi-Kosovë, marrëdhëniet me Rusinë, NATO dhe BE.

    Ai pranon se ka bërë lëshime, por jo dhe përgjegjësi apo dorëheqje, as personale, as të askujt në kabinetin e tij, sepse në bisedime nuk kishte tema sekrete.

    “Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO”, deklaroi Zaev.

    Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe janë publikuar në kanalin e tyre në YouTube. Bisedat janë në lidhje me disa tema: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus në vend dhe autoqefalja e KOM –it, për këtë pjesë, Zaevi tha se ishte e montuar./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690