Showbiz

Video/ Zëri i Elitës dhe Gjikos qan me çdo këngë, veç atyre të të atit

Video/ Zëri i Elitës dhe Gjikos qan me çdo këngë,

Gjikos i është bërë zemra mal se Zëri nuk dëshiron asnjë këngë tjetër veç atyre që këndon ai. Në një video të postuar në Instagram, Gjiko i këndon “O sole mio” dhe “Coco Jumbo”. Me këtë të fundit vogëlushi qesh dhe kërcen, kurse me “O sole mio” qan. A thua se e di ta dallojë këngën e të atit.

Elita e ka regjistruar këtë moment dhe më pas Gjiko e ka ndarë me krenari në rrjete sociale. Le të jetë kryevepër kënga italiane e të madhit Pavaroti, Zëri do këngën e babit, mbase se edhe ai atë këndon më mirë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

Dokumenta bashkëngjitur