• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Video/ Zaev bie në kurthin e dy komikëve rusë. U shtirën në telefon si shefi i NATO-s dhe të tjerë


    Dy komikët rusë, Vovan dhe Leksus u bënë të famshëm në vitin 2018, pasi një senator amerikan a në kurthin në tyre. Ata u shtirën si zyrtarë të lartë në një bisedë telefonike por senatori nuk arriti dot ta dallonte. Por ky rreng ka prekur së fundmi edhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev. Media maqedonase Ina Maqedoni shkruan se komikët Vovan dhe Leksus kanë publikuar dy video-materiale ku dëgjohen duke folur në telefon me kryeministrin Zaev, teksa prezantohen si presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

    Në bisedë, Zaev dëgjohet teksa flet për politikën e jashtme, marrëdhëniet Serbi-Kosovë, Ukrainë marrëdhëniet me Rusinë dhe marrëveshjen historike të Prespës. Në një tjetër bisedë, komiku rus është prezantuar si Stoltenberg. Media të ndryshme maqedonase thonë se Zaev ka treguar edhe sekrete shtetërore, por deri tani nuk ka dalë ndonjë gjë e tillë.
    Dy komikët kanë mashtruar më parë kryeministrin britanik, presidentin turk, presidentin e Francësm Macron, edhe Poroshenkon. Vetë Zaev nuk ka reaguar.

    Më poshtë keni videon e publikuar./ Tiranapost.al. E.B