• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Rajoni Të gjitha

    Video/ Vuçiç flet shqip publikisht dhe bën batuta me gazetarin nga Kosova. Çfarë fsheh?


    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, habiti me gjestin e tij të fundit duke folur publikisht shqip, në një kohë që situata mes Serbisë dhe Kosovës është tepër e tensionuar, por diçka fsheh në gjestin e tij.

    Ai lexoi disa fjalë në shqip nga dokumenti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, pas takimit që pati me kandidatët e Listës Serbe në Beograd, që marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës.

    “Lista e kandidatëve të subjekteve politike”, dëgjohet Vucic të thotë në video.

    Më pas iu drejtua gazetarit Idro Seferi duke buzëqeshur: “Seferi, a i thash mirë?”.

    Sipas mediave të Kosovës, më pas kreu i shtetit serb shtoi me batutë se gazetari mund të flasë serbisht, ndërsa ai vetë mund të flasë shqip.

    “E shikon! Nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj në shqip, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiç apo Rada Trajkoviç”, tha Vuçiç.

    Kjo lëvizje nga ana e tij erdhi dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë, që do të mbahen nesër./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]