Showbiz

Video/ Vajza e Orgesës na ktheu në kohën e sikleteve të fëmijërisë

Video/ Vajza e Orgesës na ktheu në kohën e sikleteve të

Fëmijëria është periudha më e bukur, por ka edhe ajo sikletet e saj. E mban mend kur të lëkundeshin dhëmbët e duheshin hequr? Nëse ishe trim i madh, si Bora, vajza e Orgesës, i hiqje edhe vetë në kushte shtëpie. Donte vetëm pak guxim. Ose ta lëvizje disa herë me duar (kjo mund të zgjaste edhe për orë të tëra), ose lidhje një pe tek dera dhe dikush ta tërhiqte.

Katër orë i zgjati Borës sot, por në fund e hoqi qafe. Mami Orgesa postoi videon nga ku mund të shikoni qindra shprehitë që mori fytyra e Borës derisa ia doli.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.

Dokumenta bashkëngjitur