Aktualitet

Video/ U hap një tjetër bibliotekë e re në kryeqytet

Dija asnjëherë nuk të bën keq! Sa më shumë biblioteka aq më shumë dije. Kjo që shihni në foto është biblioteka që u hap sot, sërish pasi prej kohësh ishte lënë në harresë.

Pesë muaj më parë ishte një ngrehinë e rrënuar, e rrethuar me ferra, të cilën banorët e njësisë 9 e kishin harruar se dikur kishte qenë edhe bibliotekë. Ajo do të mbajë emrin e gjuhëtarit dhe përkthyesit të njohur shqiptar, Petro Zheji, është shndërruar në një vatër të bukur leximi dhe një hapësirë moderne për komunitetin.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhej aty kur biblioteka u hap tha se pas rikonstruksionit biblioteka do jetë një shtysë e madhe për të rinjtë që duan t’i kthehen leximit.

“Mbaj mend ditën e parë kur erdhëm këtu, ishte mbuluar me ferra, shkurre, tokë e xanun këtu, tokë e xanun atje, një gur, karrige, arka, bidona! Ky është proces. Është si të qërosh orizin, kokërr më kokërr. Pra, nuk është diçka që bëhet duke ndenjur në kafe dhe duke dhënë mend, por vjen duke çliruar territorin hap pas hapi. Sot besoj që kemi çliruar një territor të rëndësishëm, një hapësirë që kishte degraduar, që vetëm emrin kishte bibliotekë”, tha kryebashkiaku Veliaj. /Tiranapost.al

Shihni videon e postuar nga Erion Veliaj në Instagram:

http://www.tiranapost.al/u-hap-vrap-per-ta-pare-live-nga-brenda-biblioteken-e-re/