Aktualitet

Video/ Tre emrat e parë që Ambasada Amerikane iu ka bllokuar hyrjen në SHBA familjarisht

Video/ Tre emrat e parë që Ambasada Amerikane iu ka bllokuar hyrjen

Është një listë me 14 persona në listën e zezë, që thuhet se do të dalë në një kohë të dytë. Ambasada Amerikane ka publikuar sot vetëm tre prej tyre dhe sqaron:

Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ambasada përmes një videoje publikon emrat e tre zyrtarëve shqiptare me emrat e tyre dhe familjarëve.

Ata janë: 

Adriatik Llalla

Tom Doshi

Vangjush Dako, të cilët nuk do të marrin kurrë vizë për në SHBA, bashkë me familjarët.

Ka pasur zëra se edhe familja e liderit historik të ish-kryeministrit Sali Berisha është në listën e zezë të SHBA-ve, por deri më tani ‘amerikanët’ janë treguar të kujdesshëm për të mos thënë as Po as Jo.

Më poshtë keni vidoen e plotë dhe shënimin e Ambasadës: 

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit./ Tiranapost.al.E.B

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/437730740134648/