• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Video tjetër, si u dhunua gazetari


    Një tjetër video është publikuar, që tregon momentin e dhunës barbare ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ngjarja ka ndodhur në 8 mars, rreth orës 10:30, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë stacionit të autobusëve.

    Policia disa ditë më parë kanë ofruar 500 mijë lekë (të rinj) shpërblim për atë që jep informacione për këtë ngjarje.

    I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e tyre, të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose në numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134. Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e kofidencialitetit të tyre”, theksohet në njoftimin e Policisë.

    Elvi Fundo u godit me sende të forta nga dy persona ende të paidentifikuar në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.


    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]