BotëTe gjitha

Video/ Tërbimi i Gitës. Shkatërrohet godina e parlamentit nga stuhia më e madhe në 60 vite


Ishujt e Tonga-s me vendndodhje në Paqësorin Jugor janë goditur nga stuhia tropikale e njohur si Gita. Me erërat e forta prej 230 kilometër për orë, janë shembur pjesë të parlamentit. Jo vetëm kaq, por vendi po përballet me temperaturat e ulëta, ndërprerjen e energjisë elektrike dhe rrëzimin e pemëve.

Stuhia tropikale Gita ishte më e fuqishmja pas 60 vitesh. Videot dhe fotot e publikuara nga banorët janë tronditëse.  Graham Kena, nga situatat e emergjencave në Tonga foli për radio Zelanda e Re duke treguar se vendi ka pësuar shumë dëme materiale, dhe konsiderohet si stuhia më e keqe ndër vite. Sipas tij mund të ketë të lënduar dhe se ekipet e emergjencës po merren me situatën dhe të paralajmërojnë njerëzit të mos dalin nga shtëpitë. Tiranapost.al E.B

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *