• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Video/ Të ndryshojmë jetën e njerëzve! Bebe Rexha në Bubq, flet me lot në sy për ndihmën e dy familjeve


    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbërriti sot në Bubq, ku dha lajmin se do të ndihmojë dy familje duke rregulluar nga fillimi në fund shtëpitë e tyre.

    Bebe takoi familjarët, ndërsa pa nga afër gjendjen e banesave dhe kushtet në të cilën jetonin.

    “Në gjakun tim ka gjak shqiptari. Ne jemi një popull i fortë, jemi bijtë dhe bijat e Nënë Terezës dhe kjo është një kohë për të qenë të bashkuar. Jam shumë e bekuar që vij nga një kulturë dhe vend i mrekullueshëm. E dua origjinën time, e dua vendin tim. Është shumë e rëndësishme që të dhurojmë. Të ndihmojmë njerëz dhe të ndryshojmë jetët e tyre”, tha këngëtarja e përlotur për gazetarët./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post