Kosova

Video/ Të ndarë edhe pas luftës, BBC: Historia e Arianit nga Kosova që e mori guximin të takonte Selenën nga Serbia

Video/ Të ndarë edhe pas luftës, BBC: Historia e Arianit nga

Lufta mes Kosovës dhe Serbisë ka 20 vjet që ka përfunduar, por konflikti mes tyre akoma nuk është zgjidhur siç duhet. Në pjesë të Kosovës, njerëzit nga Serbia dhe Kosova mundohen ti shmangen njëri-tjetrit, nuk përzihen bashkë dhe nuk tentojnë të kalojnë urën, të paktën shumica prej tyre.

BBC ka realizuar një reportazh, ku në fokus nuk janë politikanët, as brezi i vjetër që ka vuajtur pasojat e luftës, por ata, të rinjtë. BBC jo më kot shtron pyetjen: A mundet që gjenerata e lindur pas luftës të gjejë ndonjëherë paqen e të gjejë ndonjë mënyrë për të jetuar e bashkëjetuar me gjeneratën e re serbe?

Në video shfaqet Ariani, një 20 vjeçar i cili nuk ka folur kurrë në jetën e tij me një serb. Por pas shumë hezitimeve, ai ka pranuar të takojë Selenën, një vajzë 16 vjeçe me origjinë serbe, e cila jeton përtej urës, që ndan komunitetin e saj nga qytetarët e tjerë të Kosovës.

Në bisedën mes tyre, Selena e pyet nëse ka kaluar ndonjëherë urën, ai i përgjigjet: Jo kurrë, prindërit e mi kanë frikë për veten dhe për mua. Unë e shmang atë pjesë, nuk njoh asnjë qytetar serb, nuk jam takuar, nuk kam as mik me origjinë serbe.

E ndërsa Selena thotë: Unë e kam kaluar urën, herën e parë që kalova mendova: O zot, do më vrasin tani sapo të marr vesh kush jam.

Por në fund Selena ndan një mesazh emocionues: Por ja ku jemi!

Shihni videon e plotë më poshtë./ Tiranapost.al. E.B