Botë Te gjitha

Video/ Tallej me shokun e klasës dhe babai e ndëshkon kështu vajzën e tij


Kjo video po bën namin në rrjetet sociale. Është një vajzë e vogël që ecën në rrugë, në të ftohtin e minus 2 gradëve në Ohio të Amerikës dhe e dini pse? Sepse ajo ka bërë një gabim dhe babai i saj e ka ndëshkuar. Kristen Cox dhjetë vjeçe nuk u lejua të hipte në autobusin e shkollës sepse ishte tallur në dy raste me një nxenës dhe herën e fundit ajo i tha babait se do i duhej ta çonte në shkollë. Pasi babai mori vesh se çfarë kishte ndodhur e dënoi vajzën, që të mësonte nga bullizmi.

Ai ka qëndruar pas vajzës duke e filmuar dhe në video thotë: Kjo është vajza ime 10 vjeçe, e cila për herë të dytë nuk lejohet të hipë në autobus pasi ngacmon dhe tallet me një një nxënës. Më lejoni të bëj një gjë të qartë. Ngacmimi dhe tallja është një gjë e papranueshme, veçanërisht në familjen time. Shumë fëmijë sot mendojnë se është detyrë dhe jo një privilegj që prindi ti marrë nga shkolla ose ti çojë në shkollë, jo vetëm me makinë por edhe në rastet kur shoqërohen në autobus. Sot bija ime e bukur do ecë pesë milje për në shkollë. E di që shumë prindër mund të mos pajtohen me vendimin tim, por unë mendoj se është një gjë e drejtë. Unë mendoj se vajza ime duhet të marrë një mësim që mos të tallë të tjerët.

Babai Cox e postoi videon në Facebook nën titullin ‘Mësimet e jetës’./ Marrë nga Metro/ Tiranapost.al.