Politikë

Video/ Takimi i Bashës me Kryemadhin mbyllet me përqafim. "S’kemi gjë për të ndarë, mirë jeni?"

Video/ Takimi i Bashës me Kryemadhin mbyllet me përqafim.

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk ndanë asnjë detaj nga takimi i tyre sot në selinë blu.

Takimi zgjati për rreth 30 minuta dhe është i pari “kokë më kokë” për muajin gusht mes dy liderëve të partive opozitare.

I pyetur nga gazetarët se çfarë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura, Basha tha: “S’kemi gjë për të ndarë sot. Ju urojmë punë të mbarë. Mirë jeni?”.

Takimi mes dy aleatëve vjen një ditë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit si kryebashkiak i Shkodrës. Mendohet se në takim është dikusuar për aksionin opozitar, pasi Basha ka paralajmëruar fillimin e protestave në shtator, si dhe prezantimin e një plani kombëtar në luftën kundër krimit të organizuar./ Tiranapost.al

Dokumenta bashkëngjitur