• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    VIDEO/ Ta mbajmë Europën të bashkuar! Seanca e fundit e PE mbyllet me muzikë dhe duartrokitje


    Seanca e fundit e parlamentit europian për këtë legjislaturë është mbyllur me një performancë muzikore dhe një apel për ta mbajtur Europën të bashkuar.

    Eurodeputeti nga Sllovenia, Lojze Peterle, i surprizoi kolegët e tij pas fjalës së shkurtër. Ai luajti me harmonikë himnin e Bashkimit Europian, “Ode to Joy”, dhe u prit me duartrokitje nga salla.

    “Të dashur kolegë, këto janë vendimet e fundit për këtë mandat. Dua t’ju falenderoj për 5 vitet e bashkimit në diversitet. Është përgjegjësia jonë ta mbajmë Europën të bashkuar. Le të rindërtojmë ‘Notre Dame’-in dhe gëzuar Pashkët”, tha ai.

    Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në muajin maj nën frikën e rritjes së përfaqësimit të populistëve. Ta mbajmë Europën të bashkuar dhe një performancë muzikore, ishte mesazhi i duhur për qytetarët europianë./Copyright/Tiranapost/A.C