Lajme nga Bota

Video/ Sulmi turk në veri të Sirisë, Trump vendos të lërë ushtarë amerikanë tek zona e naftës

Video/ Sulmi turk në veri të Sirisë, Trump vendos të

Armëpushimi i forcave turke që po sulmojnë forcat kurde në veri të Sirisë përfundoi mbrëmë pas orës 12:00, dhe pritet që sot në orën 10, të orës lokale atje të fillojë sërish sulmin. Por për shkak të reagimeve të shumta, dhe frikës se mund të vriten njerëz të pafajshëm, presidenti amerikan Donald Trump njofton se disa trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri.

Mediat amerikane citojnë presidentin të thotë se një numër i vogël ushtarakësh do të qëndronin pranë fushave ku poshtë ka naftë e ndërsa të tjerë do qëndrojnë pranë kufirit të Izraelit dhe Jordanisë. Por në një video të publikuar nga BBC, shihen disa sirianë duke qëlluar me patate makinën ushtarake me flamurin amerikan.

Dy javë me parë trupat amerikane u tërhoqën nga rajoni kufitar Siri-Turqi, por u shoqëruar me kritika të shumta, edhe nga mbështetës të tij republikanë. Menjëherë pas tërheqjes së trupave, Turqia filloi ofensivën kundër ish aleatëve amerikanë, kurdët.

Por presidenti mbroi vendimin, dhe ktheu përgjigje ndaj akuzave se kishte tradhtuar forcat kurde, që kanë qenë partnerë të rëndësishëm në betejën kundër grupit terrorist të ISIS.

Trump thotë: Pse duhet të fusim ushtarët tanë mes dy grupeve të mëdha që po luftojnë me njëri-tjetrin? Unë nuk mendoj se duhet. Unë mora vendimin dhe i ktheva ushtarët tanë në shtëpi.

Turqia po sulmon kurdët në Siri që ti largojë nga zona, dhe sipas Erdogan kështu zona e veriut të Sirisë do të jetë e sigurt, ndërkohë që ka premtuar se do pranojë refugjatët në Turqi.

300,000 njerëz raportohet të kenë ikur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i luftimeve./ BBC/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/lufte-presion-mes-lideresh-dhe-njerez-qe-ikin-cfare-po-ndodh-tani-ne-siri-dhe-pse-trump-i-terhoqi-trupat/