Lajme nga Bota

VIDEO/ Sulm terrorist në Zelandën e Re, 49 të vrarë e dhjetëra të plagosur

VIDEO/ Sulm terrorist në Zelandën e Re, 49 të vrarë e

Zelanda e Re është tronditur pas dy sulmeve të përgjakshme. 49 janë vrarë dhe më shumë se 20 janë plagosur rëndë nga të shtënat me armë në dy xhami në Christchurch.

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtes ku shumë besimtarë myslimanë mblidhen së bashku në xhami.

Kryeministri i Zelandës së Re, Jacinda Ardern i përshkroi ngjarjen si sulm terrorist dhe një nga "ditët më të errëta" të vendit.

Një australian 28-vjeçar dyshohet se është autori i masakres në dy xhami. Kryeministri australian, Scott Morrison tha të premten në mëngjes për një sulm të kryer nga një "terrorist ekstremist, me orientim të djathtë dhe të dhunshëm". Ai tha se terroristi ishte një qytetar i lindur në Australi. Autori e ka filmuar gjithë sulmin kriminal./Tiranapost/A.C