Lajme nga Bota

Video/ Sulm me dy të vdekur në Gjermani, dëshmitari: E pashë me pushkë në dorë, në atë moment u dërgova sms familjarëve

Video/ Sulm me dy të vdekur në Gjermani, dëshmitari: E pashë

Dy persona mbetën të vrarë pas disa të shtënave pranë një sinagoge në qytetin lindor gjerman, Halle. Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur një person i armatosur filloi të qëllonte fillimisht në një kebabtore pranë sinagogës, duke lënë të vdekur një burrë dhe një grua.

Autorët e ngjarjes janë në kërkim dhe sipas mediave gjermane të shtëna janë raportuar edhe 600 metra larg vendit të ngjarjes me dy viktima. Sipas zyrës federale të krimeve flitet të jenë përfshirë më shumë se tre persona. Ndërsa një tjetër ka rënë në prangat e policisë dhe pritet të merret në pyetje.

This image shared on social media shows the alleged shooter in Halle, Germany, on October 9, 2019.

Përveç dy të vdekurve, raportohet edhe për persona të lënduar, numri i saktë nuk bëhet me dije. Ky sulm sipas CNN vjen në ditën e shenjtë të kalendarit Hebre, pranë sinagogës së njohur në Yom Kippur, por nuk dihet saktë nëse kemi të bëjmë me sulm ndaj hebrenjve apo terrorist.

Në një status në Twitter, ministri i Jashtëm Heiko Maas tha se sulmi kishte frikësuar gjermanë. Ndërkohë që bëri thirrje: Të gjithë duhet të luftojmë kundër antisemitizmit në vendin tonë!

An image of the suspected shooter that was shared on social media.

Në momentin kur ndodhën të shtënat, disa të pranishëm u fshehën në banjën e kebabtores. Conrad Rossler ka treguar për CNN NTV se pa një burrë të veshur me rroba të errëta dhe një pushkë në dorë: Më duket se kishte dhe një granatë, por nuk e dallova mirë. Ai qëlloi në dyqanin e kebabtores kur ishim pesë a gjashtë klientë. U fsheha në tualet. Të tjerët vrapuan për të dalë nga mbrapa. Në ato momente isha i terrorizuar, mendova se do shpërtheja, i shkruajta familjarëve të mi dhe u thashë se i dua shumë. / Tiranapost.al. E.B

https://twitter.com/M_Ziesmann/status/1181902603740942336