Aktualitet

Video sqaruese nga Ambasada amerikane. Para se të aplikoni për Lotarinë duhet të dini patjetër për këto rregulla

Video sqaruese nga Ambasada amerikane. Para se të aplikoni për

Lotaria Amerikane ka nisur që në datën 2 tetor dhe mbyllet në 5 nëntor. Për ata që provojnë shansin duke aplikuar, ambasada amerikane ka publikuar një video sqaruese me të gjitha hapat që duhet të ndiqen për aplikimin, që aplikuesit të mos penalizohen e skualifiokohen.

Ndër kriteret kryesore që duhen plotësuar është përfundimi i shkollës së mesme me kohë të plotë. Ndërsa më pas tregohen kushtet, si përmasat e fotos që duhet të jetë sipas standardit të kërkuar, dhe fushat e tjera që duhen plotësuar, hap pas hapi, duke nisur që tek kërkimi në Google i adresës zyrtare, për të mos rënë pre e mashtrimeve.

Më poshtë keni videon sqaruese nga Ambasada Amerikane./ Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/1207761586076872/