Aktualitet

VIDEO/ Si i bëtë fëmijët me një apo dy gjuajtje? Rama batuta me ish-ushtarakun në Vlorë

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat me një ish-ushtarak në Vlorë, gjatë takimit konsultativ që zhvilloi me qytetarët e Vlorës mbrëmjen e kësaj të premte.

Pasi prezantoi projektet në infrastrukturë të këtij qarku, një qytetar kërkoi nga Kryeministri që  rruga e re të kalonte pranë lagjes së tij. Kaq ka mjaftuar që shefi i qeverisë të përgjigjet me humor ndaj ish-ushtarakut, duke marrë përgjigje edhe “me të njëjtën monedhë”

Batutat:

Ish-ushtaraku: Tani këtu zoteritë qeshin, unë jetoj 25-vjet atje?

Rama: Ketë kishe ke pyetje tjetër?

Ish-ushtaraku: Këtë kisha. Urime dhe suksese.

Rama: Nuk po të bëj atë pyetje se sa femijë ke?

Ish-ushtaraku: Dy kam.

Rama: Me një pushkë apo me dy i bëre fëmijët?

Ish-ushtaraku: Po si ushtarak ne shënojmë mirë. Po tani kemi dale në pension.

Rama: Ore me një gjuajte apo me dy?

Ish-ushtaraku: Po si të doni ju…

Rama: Lëre pensionin… E.C/ Copyright TiranaPost.al