• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    VIDEO/ Shqipëria turistike! 1 mijë vullnetarë pastrojnë Kepin e Rodonit


    Turizmi është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e Shqipërisë. Rreth 1 mijë vullnetarë kanë ndërmarrë dje një aksion masiv pastrimi përgjatë bregut të detit në Kepin e Rodonit. Oporacioni i pastrimit synohet që të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

    “Është një nga operacionet më të bukura të pastrimit, që ne kemi organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Së bashku me Eko Mendjen dhe me prefekturën e Durrësit kemi organizuar rreth 1000 vullnetarë, që kanë ardhur për të pastruar Kepin e Rodonit, për të vazhduar operacionin e pastrimit, për të pastruar të gjithë zonën dhe për ta bërë gati për sezonin turistik”, ka deklaruar ministri Klosi./Tiranapost/A.C