Lajme nga Bota

Video/ 'Shpirti' i Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë. Melania Trump zbulon çdo detaj

Video/ 'Shpirti' i Krishtlindjeve në Shtëpinë e

https://www.youtube.com/watch?v=Adov6nAbe2c

Shtëpia e Bardhë është zbukuruar tashmë, me fotot e publikuara kudo, ku e Zonja e Shtëpisë Melania Trump qëndron në hollin e Madh. Në një njoftim për shtyp Melania njoftoi zyrtarisht hapjen e dyerve dhe çeljen e sezonit të Krishtlindjeve dhe këtë vit, ajo ia dedikon atyre që e bënë Amerikën vendin krenar e që e quajnë shtëpi!

Një video e shkurtër nga faqja e saj zyrtare tregon ambientet me dekorin e këtij viti në dhoma të ndryshme të Shtëpisë së Bardhë, ku mbizotëron ngjyra gold, e bardhë, pemët jeshile dhe zbukurimet me ngjyra të ndryshme.

‘Shpirti i Amerikës po shkëlqen’, kështu e quan Melania atmosferën e krijuar këtë vit e cila përmend traditat, zakonet dhe historinë që e bënë Amerikën atë që është sot.

The official White House Christmas tree is decorated in the Blue Room during the 2019 Christmas preview at the White House, Monday, December 2, 2019, in Washington.

Pema Zyrtare e Shtëpisë së Bardhë

Të dielën në mbrëmje, pasi u kthye nga një fundjavë pushimesh në Florida për të festuar Ditën e Falënderimeve, bëri një shëtitje të fundit në Shtëpinë e Bardhë, duke kontrolluar detajet e dekorimet, të cilat u vendosën gjatë kohës që ajo nuk ishte aty, por gjithçka e zgjedhur nga vetë ajo.

The Diplomatic Reception Room of the White House embellished in Christmas decor.

Siç është tradita, vullnetarë nga 50 shtete futen në Shtëpinë e Bardhë dhe ndihmojnë në vendosjen e dekorimeve. Më shumë se 2.500 drita janë vendosur për të ndriçuar Shtëpinë. / Tiranapost.al. 

The East Colonnade is decorated with a timeline of American design, innovation and architecture during the 2019 Christmas preview at the White House, Monday, December 2, 2019, in Washington. This year's theme is, "The Spirit of America."

https://twitter.com/FLOTUS/status/1201456434824851456

Star-spangled ornaments hang in the East Room of the White House.