Lajme nga Bota

Video/ Shpërthen vullkani në ishullin italian

Video/ Shpërthen vullkani në ishullin italian

Një vullkan në ishullin italian Stambolli ka shpërthyer, duke i marrë jetën një personi që u godit nga një masë e vogël shkëmbore dhe raportohet për persona të tjerë të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në ishullin që çdo vit frekuentohet nga mijëra turistë, të cilët pasi kanë parë tymin që dilte janë frikësuar duke u larguar me shpejtësi. Autoritetet vendasve kanë bërë thirrje urgjente që banorët dhe turistët të evakuojnë zonën.

A plume of ash above Stromboli

Vullkani në ishullin italian është një nga më aktivët në planet duke pasur një seri ‘zgjimesh’ që nga viti 1932. Viktima është një burrë 35 vjeç nga Siçilia i cili po ecte kur vullkani shpërtheu. Ndërsa miku i tij brazilian u gjet nga autoritetet i dehidratuar dhe në gjendje shoku.

Smoke rising from the volcano with the island of Panarea in the front

Stromboli njihet si "Fari i Mesdheut" dhe ka një popullsi prej rreth 500 banorësh. Shpërthimi i fundit më i madh ndodhi  në vitin 2002. /Tiranapost.al E.B

Map of Stromboli