Aktualitet

Video/ Shpërthen një pikë karburanti, plagosen 3 persona

Video/ Shpërthen një pikë karburanti, plagosen 3 persona

https://www.youtube.com/watch?v=gtjLPFZoF6k&feature=youtu.be

Një pikë karburanti shpërtheu në flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë- Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Nga ngjarja mësohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa ende nuk dihen detajet nëse ishin punonjës të tij apo klientë.

Të plagosurit raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarje, ndërsa ende nuk dihen arsyet e shpërthimit.

Uniformat blu kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të disa prej banesave pranë karburantit, ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu është bërë bllokimi i qarkullimit të automjeteve nga Rrila deri te ura e lumit Mat.

Video është realizuar nga LSA dhe tregon momentin pak pasi ka ndodhur shpërthimi, ndërsa duken flakët e zjarrit./ Tiranapost.al J.C