BotëTe gjitha

VIDEO/ Sherr masiv në parlamentin turk pas votimit të kodit të ri elektoral


Në përleshje masive me njëri-tjetrin janë përfshirë deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Turqi, pas miratimit të kodit të ri zgjedhor që do të aplikohet për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Sipas opozitës, ky kod do të lejojë manipulimin e zgjedhjeve dhe marrjen e plotë të pushtetit lokal nga Erdogan i cili tashmë është shndërruar në një autokrat të mirëfilltë në Ankara. Menjëherë pas lajmërimit të rezultatit nga nënkryetari i parlamentit, anëtarë të Partisë së Punëtorëve Kurdë kanë sulmuar pjesëtarë të mazhorancës.

Ligji i ri elektoral ka absurditete në përmbajtjen e tij dhe për këtë shkak situata është tensionuar. P.sh, sipas kodit të miratuar nga shumica e Erdogan, fletët do të mund të numërohen edhe pa pasur vulë nga Komisioni Zgjedhor, numërimi do të bëhet shumë larg qendrave të votimit dhe forcat e sigurisë do të mund të hyjnë brenda qendrave të votimit dhe numërimit, çka ndikon drejtpërdrejt në intimidimin e votuesve. K.H/ tiranapost.al