Showbiz

Video/ Salla u shkri së qeshuri e u tall me fjalimin e motrave Kardashian

Video/ Salla u shkri së qeshuri e u tall me fjalimin e motrave Kardashian

Dy nga motrat Kardashian-Jenner, Kim dhe Kendall të veshura bukur bukur shkuan në ceremoninë “Emmy” dhe para se të prezantonin si të ftuara nderi një çmim, thanë: “Familja jonë e di sa imponues bëhet televizioni kur njerëzit janë vetvetja. Kur i tregojnë historitë e tyre pa filtra dhe pa skenar”. Dhe salla u shkri së qeshuri.

https://twitter.com/RyanSchocket/status/1175937072642822144

Pa skenar? Njerëzit e akuzojnë vazhdimisht mamanë e vajzave, Kris Jenner si organizatoren e situatave në shtëpi, madje edhe atyre më dramatike si tradhtinë e Tristan dhe ndarjes e Khloe-së prej tij. Të gjitha këto thuhet se i bën për efekt show në programin familjar që kanë “Keeping up with the Kardashian”.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.