Aktualitet

Video/ Rusët votojnë, por ndërkohë edhe argëtohen

Në qytetin, Severobaykalsk, në Buryatia të Rusisë, një burrë u shfaq në qendrën e votimit i veshur me një kostum ariu të murrmë. Pasi u identifikua dhe votoi, filloi të argëtonte njerëzit e tjerë. Fill pas tij u shfaq një vajzë me një kostum panda, së bashku më mikun e saj të veshur si Yeti. Pamjet filmike të publikuara në Sputnik bërë xhiron e rrjetit, ndërkohë që 33 mijë e 770 qendra votimi janë mbyllur. Gati 111 milionë qytetarë rusë votojnë për presidentin e ardhshëm të vendit, ndërsa rezultatet e votimit do shpallen nesër.

Rusët po zgjedhin kreun e shtetit të vendit midis tetë kandidatëve: Sergei Baburin nga partia e Bashkimit Popullor; Kandidati i Partisë Komuniste Pavel Grudinin; Presidenti rus në detyrë Vladimir Putin; Ksenia Sobchak, kandidate partiake e iniciativës civile; Komunistët e Rusisë, kryetari i partisë Maxim Suraykin; Komisioneri për të Drejtat e Sipërmarrësve Presidenciale Boris Titov; bashkë-themelues i partisë Yabloko, Grigory Yavlinsky dhe kreu i Partisë Liberale Demokratike të Rusisë, Vladimir Zhirinovsky. Tiranapost.al/E.B

https://youtu.be/Zb6hbd3ceCI