Politikë Te gjitha

VIDEO/ Rama tregon çfarë tha pas krahëve të Berishës: E thashë nëpër dhëmbë


Kryeministri Edi Rama e ka pranuar se ka thënë diçka pas krahëve për ish-Kryeministrin Sali Berisha në seancën e kësaj të enjte, gjatë kohës që ky i fundit po akuzonte qeverinë për ligjin e pakicave kombëtare.

Por pavarësisht pretendimeve të opozitës, momenti nuk është filmuar nga kamerat. Megjithatë në përfundim të seancës Rama tha se diçka ka thënë nga vendi nëpër dhëmbë, duke lënë të kuptohet fjalën “i rrjedhur”. Por për kryeministrin kjo nuk duhet të jetë shkak që seanca të pezullohet apo që ai të përjashtohet nga salla, siç kërkoi opozita.

“Nëpër dhëmbë… së pari njëherë të merremi me anën serioze pastaj të merremi në aspektin qesharak. Ju keni kamerat, ju keni memorien e sallën. Ndodh që të thuash gjëra nëpër dhëmbë. Dhe a ishte vendim i drejtë apo jo, nuk di të them sepse këtë e cakton tjetër kush. Aq më tepër të kërkohet pezullim prej kësaj. Edhe ju e dini mirë se kur ndonjëri thotë çudira, pyesni veten: Ore mos ka rrjedhur kjo?” tha Rama

Por ndërsa shefi i qeverisë po fliste, u ndërpre në një moment nga gazetarët:

Gazetarja: Zoti Vasili ka kërkuar shkarkimin tuaj.

Rama: A të lutem, a të keqen, a zemra, a motër. Të paktën respekto etikën.

Tashmë është bërë e zakonshme që seanca e çdo të enjte në Kuvend të karakterizohet nga tensioni dhe replika të shumta. Kështu, këtë të enjte teksa ish-kryeministri Berisha akuzonte Ramën për projektligjin ër pakicat dhe shefi i qeverisë u pa të reagonte pa mikrofon nga vendi.

Për këtë arsye, demokratët kërkuan përjashtimin e Ramës nga salla, kërkesë kjo që nuk u pranua nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi. E.C/ Copyright TiranaPost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *