Aktualitet

VIDEO/ Pulbikohen pamjet, si u dhunua gazetari nga administratorja në Tiranë

Janë publikuar pamjet e dhunës ndaj gazetarit të emisionit investigativ “Stop”, Genci Angjellari nga  administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam” Mirela Topulli.

Faktikisht lajmi është publikuar prej kohësh në media. Ndërsa sot emisioni “Stop” transmetoi pamjet. Gjithçka ka të bëjë me investigimin që po bëhej lidhur mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen.

Gazetari i “Stop” kërkoi shpjegim për krimin mjedisor edhe nga aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli. Por kjo e fundit, e gjendur përballë insistimit të gazetarit, ushtroi dhunë mbi të. E.C/ Copyright Tiranapost.al