• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Video/ Publikohen pamjet e skandalit të korrupsionit që po trondit Maqedoninë e Veriut. Flet gazetari që e zbuloi


    Gazeta italiane “La Verita” publikoi një video të një valixheje me para, që sipas saj është skema e zhvatjes së miliona eurove në Maqedoninë e Veriut. Me artikullin e shkruar, media kërkon që të nxjerrë në pah se politikanët në vendin fqinj përdoren si “marioneta” të mekanizmave ndërkombëtarë.

    Në videon e realizuar ntë shkurt të 2019-s shihet sesi të akuzuarit, tashmë të arrestuar për rastin “Reket”, pronari i një televizioni në Shkup, Bojan Jovanovski, i njohur me pseudonimin Boki 13 dhe biznesmeni Zoran Milevski dalin nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev me një valixhe plot me para.

    Në kamerat e vendosura brenda shtëpisë, duket qartë se paratë janë marrë nga Boki 13 pasi i premtoi biznesmenit Kamcev, për të ndërhyrë në Prokurorinë Speciale saktësisht te kryetarja Katica Janeva për të mbyllur  çështjen penale të njohur si “perandoria” dhe për të liruar biznesmenin Orcev nga paraburgimi.

    Në pjesën e parë të videos është filmuar numërimi i parave, ndërsa në pjesën e dytë nga kamerat e sigurisë shihen të dy personat  të cilën shantazhonin shumë biznesmenë në Shkup në këmbim të parave.

    Pronari i televizionit Boki 13 dyshohet ndër të tjera se i ka marrë 1,5 milionë euro  nga biznesmeni Orce Kamçev, i cili njihet si i afërt me kryeministrin bullgar dhe financon fushatat e tij.

    Boki 13 dhe Milevski dyshohet se kanë siguruar disa përgjime të biznesmenëve dhe politikanëve nga Prokuroria Speciale dhe i kanë përdorur ato si shantazh me qëllim që të zhvatin para.

    Nga ana tjetër gazetari italian, Laris Gajzer, tha se ky është vetëm fillimi i publikimit të materialeve për skandalin “Reket” në Maqedoninë e Veriut.

     “Sot La Verita publikoi vetëm pjesën e parë të rrëfimit tim, që dëshmon se sa Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e regjimit në Maqedoni, angazhohej për vendosjen e Prokurorisë Speciale (Katica Janeva), e cila jo vetëm përzihet ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëzit. Sistem mafioz, që punon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të lartë! Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe nga SOROS. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen që dhanë për ata që janë kundër drejtësisë…”, shkroi ndër të tjera Gajzer në Facebook./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post