• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    VIDEO/ Presidenti Meta ia merr këngës në Ditën e Jetimëve


    Ilir Meta duket se po e shijon postin e tij si president i vendit ku herë shfaqet në mal duke ecur, herë në det duke medituar dhe herë në fushë duke kënduar.

    Sot në ditën e Jetimëve, janë zhvilluar disa aktivitete ndërsa krerët më të lartë të shtetit duke filluar nga Presidenti Ilir Meta kanë bërë thirrje për më shumë përkujdesje ndaj tyre.

    Dhe në njërin prej këtyre aktiviteteve, Kreu i Shtetit ja ka marrë këngës me këngëtarin e njohur Kozma Dushi.

    Në shoqërinë e aktores së njohur, Mariana Kondi dhe aktorit të humorit, Marin Orhanasit, Meta ka interpretuar vargjet “Po ku ka si ti moj Shqipëria ime”.

    “Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!🇦🇱”
    Me të mëdhenjtë e skenës dhe muzikës, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, përshëndetëm sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare!”, shkruan Meta. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690