Aktualitet

Video/ Presidenti francez Macron zbulon kur do mbahet Konferenca e Donatorëve në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit

Video/ Presidenti francez Macron zbulon kur do mbahet Konferenca e

Në fund të muajit dhjetor ose në janar të vitit të ardhshëm do të mbahet konferenca e donatorëve ndërkombëtarë, për të ndihmuar Shqipërinë në rimëkëmbje pas tërmetit të 26 nëntorit. Këtë ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron, në një deklaratë para fillimit të takimit të liderëve të BE-së sot në Bruksel.

Presidenti francez nuk tregon datën dhe vendin, por bëri thirrje që përfaqësues nga vende të BE-së të ndihmojnë me kontribute për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti, ndërkohë që idenë e konferencës së donatorëve e priti mjaft mirë, që nga Samiti i NATO-s në Londër, të konfirmuar edhe nga kryeministri Rama.

Presidenti Macron  tha: “Do të flasim edhe për Shqipërinë. Do të doja të dërgonim një mesazh solidariteti për popullin shqiptar, do të doja që ne të merrnim përgjegjësinë për ti ndihmuar ata përmes organizimit të një konference donatorësh në fund të janarit. Ka patur dhjetëra viktima dhe mijëra të pastrehë ndaj ne duhet të ndihmojmë ato familje dhe po ashtu të ndihmojmë edhe Shqipërinë që të rindërtohet”.

Video-ja e plotë nga faqja zyrtare e presidentit francez: 

https://www.facebook.com/elysee.fr/videos/567321407162742/

Liderët e BE-së sot u mblodhën në Bruksel ku diskutuan mbi një sërë çështjesh mes të cilave ndryshimet klimatike dhe buxheti afatgjatë i BE-së. Ky është edhe samiti i parë që kryesohet nga Charles Michel, i zgjedhur si presidenti i Këshillit Europian, duke marrë postin e Donald Tusk, ndërsa Ursula von Der Leyen merr postin e Juncker, si presidente e Komisionit Europian./ Tiranapost.al.