Aktualitet Te gjitha

VIDEO/ Policia rrethon me gardh kryeministrinë


Megjithëse është hequr skela mbrojtëse që vendosej në hyrje të kryeministrisë para çdo proteste, policia ka rrethuar me gardh gjithë perimetrin e kryeministrisë.

Po ashtu, të gjitha makinat, përfshi edhe ato të televizioneve që hyjnë në bulevard i nënshtrohen një kontrolli policor, duke mbajtur shënim edhe targën.

Dhjetëra efektivë të policisë, RENEA-s, Gardës dhe FNSH janë mbledhur përreth kryeministrisë. Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa në total janë 1600 efektivë në gatishmëri. Shihni videon nga oraneës/Tiranapost/A.C

Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës/ 1600 policë në terren