Aktualitet

Video/ Për tre ditë u bë kjo lulishte e re në kryeqytet

Tre ditë më parë nuk ishte gjë tjetër veçse një hapësirë e mbuluar nga betoni dhe tavolinat e lokalit në katin e parë të një pallati. Por tani në rrugën "Muhamed Gjollesha" pranë Fakultetit të Inxhinierisë është shtuar një lulishte e re.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video, brenda tre ditëve, punonjësit e ndërmarrjes së Bashkisë së Tiranës larguan inertet e krijuara nga prishja e ndërtimit pa leje dhe bënë mbjelljen e pemëve të reja që do të mund të përdoret tashmë nga gjithë banorët e pallateve përreth./ Copyright Tiranapost.al

https://www.youtube.com/watch?v=5sEr8ZCSuWk