• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Video/ Për herë të parë në Shqipëri, ja si do duken stacionet e autobusëve


    Për herë të parë në vendin tonë, duke filluar nga kryeqyteti, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar.

    Kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi një video, të realizuar në një nga stacionet e autobusëve në Tiranë.

    “Por, ne nuk jemi si Holanda” – është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës”, shkruan Veliaj në Instagram.

    Kjo nismë është e njohur në vendet ambientaliste si Holanda, Danimarka apo Suedia, por në rajon jo, deri më sot./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post