• Shqip
  • English
  • E premte, 6 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ PD protestoi në Shkodër kundër Valdrin Pjetrit


    U zhvillua sot në Shkodër një protestë, që nisi rreth orës 20:00, nga mbështetësit e PD-së përpara prefekturës, pasi Valdrin Pjetri para se të kandidonte si kryebashkiaku, mbante postin e prefektit.

    Protesta vjen pas akuzave prej disa ditësh të PD-së për të kaluarën e Pjetrit si persona të arrestuar për trafik droge 16 vite më parë.

    Të pranishëm ishin ish-deputetë dhe figura të tjera të kësaj force politike, si kryebashkiakia në detyrë, Voltana Ademi, apo Bardh Spahia, ndërsa demonstruesit mbanin pankarta ku shkruheshin “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda” apo “Stop blerjes së votës”.

    “Ky sinjal nuk është vetëm për Shkodrën dhe Pjetrin, por për shumë Valdrinë të tjerë që kanë gjetur mbështetjen nga pushteti qendror. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste”, tha për mediat Bardh Spahia.

    Dje kryeministri Rama njoftoi se rrugët e PS dhe Valdrin Pjetrit ndahen deri në daljen e të vërtetës ligjore./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post