• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Video/ Pas zhgënjimit në Francë, Shqipëria na krenon me Islandën 4-2


    Një ndeshje e çmendur është zhvilluar në “Elbasan Arena, ku Kombëtarja jonë ka lënë pas humbjen e thellë në Francë dhe ka mundur me një rezultat bindës Islandën. Kundërshtar ky direkt në luftën për vendin e dytë. Odise Roshi, i futur si zëvendësues ka qenë çelësi i suksesit për skuadrën.

    Me dy shpërthime nga krahu i majtë fieraku njëherë ka shënuar vetë dhe një herë ka dhënë asis për Sokol Cikalleshin i cili vulosi fitoren 4-2 ndaj Islandës. Edi Reja këtë ndeshjes ka hedhur në fushë një formacion 3-5-2 duke bërë 6 ndryshime në formacion.

    Pjesa e parë ka përfunduar në favor të kuqezinjve me një gol, të realizuar në minutën e 33′ nga Kastriot Durmaku. Shtatlarti i cili në ndeshjen me Islandën zëvendësoi në formacion Mërgim Mavrajn ka kërcyer me kokë pas një krosimi i cili erdhi nga një skemë model duke zhbllokuar rezultatin. 15 minutat e mbetura ekipi ynë ka qarkulluar topin duke administruar lojën dhe ka tentuar që nëpërmjet kundërsulmeve të dyfishojë rezultatin, por pa ja arritur. Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favorin e kuqezinjve.

    Pjesa e dytë ka nisur mjaft keq për Shqipërinë, e cila dy minuta nga fillimi i kësaj pjese është ndëshkuar. Një gabim i Ismajlit, i cili nuk ka mundur ta largojë topin siç duhet i ka dhënë mundësinë lojtarit më të rrezikshëm të ekipit mik, Sigurdsson të barazojë rezultatin. Por barzpesha e miqve ka zgjatur pak minuata. Në minutën e 52 kuqezinjtë kanë zbritur mjaft shpejt në gjysmëfushën e miqëve, ku pas një kombinimi model mes Hysajt dhe sulmuesit Manaj, një pasim me thembër i sulmuesit të Albacetes, e ka nxjerrë vetëm për vetëm kapitenin e kombëtares, i cili nuk ka gabuar, por me një parrabël e ka dërguar topin në rrjetë.

    Avantazhi për tanët nuk ka zgjatur shumë, pasi vetëm pas katër minutash Sigthorsson, pas një krosimi ka përfituar nga një rrëmujë e krijuar në zonën tonë dhe i ka çuar shifrat në 2-2. Pas golit të barazimit trajneri Reja ka ndërhyrë duke bërë zëvendësimin e parë. Lenjani ka lënë fushën e lojës duke i lënë vendin Roshit. Do ishte pikërisht mesfushori fierak çelësi i fitores së djeshme. Në minutën e 78 pas një shpërthimi nga e djathta, Roshi ka shmangur një mbrojtës, dhe ka goditur duke rimarrë sërish avantazhin, këtë herë i ndihmuar dhe nga fati, pasi topi i goditur nga ai u përplas tek një nga kundërshtarët dhe më pas përfundoi në rrjetë.

    Pesë minuta më pas një tjetër shpërthim i “shigjetës” nga krahu i majtë do të ngrinte peshë tifozët “Kuq e Zi” të pranishëm në “Elbasan Arena”. Nga e majta ai do të pasonte për Cikalleshin i cili pasi shmangu kundërshtarin në zonën e miqve goditi me forcë duke shënuar golin e qetësisë, 4-2 për tanët. Në minutat e mbetura Shqipëria ka qarkulluar topin duke mbrojtur rezultatin. Edi Reja pas zhgënjimit me Francën ka marrë fitoren e parë në eliminatoret e EURO 2020./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690