Aktualitet

Video/ Pas Shkodrës, tensione në Tropojë. Sulmohet qendra e votimit

Video/ Pas Shkodrës, tensione në Tropojë. Sulmohet qendra e

Është sulmuar KZAZ numër 9 në Tropojë. Disa persona kanë shkuar duke hequr materialet zgjedhore me forcë. Fletët i kanë marrë qytetarë mbështetës të PD-së e ndërsa Policia Bashkiake ka marrë kompjuterët. Policia bashkiake pasi ka komunikuar me Policinë e Shtetit ka thënë se po ndjek urdhrat sipas ligjit.  Personat që kanë hyrë fillimisht dhe kanë thyer xhamat dhe derën e qendrës ende nuk janë identifikuar ndonëse nënkuptohet të jenë militantë të PD-së.

Kujtojmë se edhe në Shkodër dje dhe sot pati tensione mes militantëve dhe policisë. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka kërkuar lirimin e ambjenteve ku janë vnedosur qendrat e KZAZ-ve për zgjedhjet.

Shihni videon më poshtë çfarë ndodhi sot në Tropojë./ Tiranapost.al. E.B

Dokumenta bashkëngjitur