• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Te gjitha

    Video/ Pas nëntë orësh situata në kontroll, Macron-francezëve: Do e rindërtojmë Katedralen se është historia jonë!


    Zjarri në një nga pasuritë e globit, Katedralja Notre-Dame ishte ngjarja e ditës dje dhe reagimet teksa shihej ndërtesa duke u  djegur ishin të pafundme. Vetë presidenti Macron, i prerë në fytyrë e duke parë se si  ‘Dama e Parisit’ digjej shpalli emergjencë Kombëtare dhe shprehu trishtim për të gjithë kombin francez. Por në orët e vona të natës ai u jep shpresë të gjithë francezëve, duke u premtuar se katedralja mesjetare e Notre-Dame do të rindërtohet me fonde nga gjithë bota.

    Image result for Notre Dame

    Fatmirësisht zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore të ndërtesës 850- vjeçare, duke përfshirë dy kullat, edhe pse çatia dhe maja u shembën. Zjarri i deklaruar nën kontroll pas nëntë orësh.

    Image result for main stone structure, including its two towers, but the spire and roof collapsed.

    Shkaku se pse ndodhi zjarri edhe nuk është i qartë, por sipas autoriteteve ka lidhje me punimet për rinovimin që do të kushtonte 6.5 milion euro. Prokuroria e Parisit po trajton çështjen aktualisht si aksident.  Një zjarrfikës teksa po mundohej të shuante zjarrin u lëndua dhe ndodhet në spital.

    Image result for Notre Dame Macron

    Presidenti Macron tha para mediave: 

    Do e rindërtojmë Katedralen të gjithë bashkë. Projekti do të rivendoset në vijim. Notre Dame është padyshim pjesë e historisë së Francës. U bej apel talenteve të mëdhenj dhe të gjithëve të na ndihmojmë e të arrijmë të ngremë një fond që do të sillte dhe rindërtimin e plotë të saj. Sepse këtë presin francezët, sepse këtë meriton historia jonë. Dhe sepse thellë-thellë është fati ynë. / Artikulli marrë nga BBC dhe France 24/ Tiranapost.al. E.B

    Për herë të parë do shihni si ata po qajnë, nga Ilir Meta, Edi Rama, Ditmir Bushati dhe Mirela Kumbaro