Lajme nga Bota

Video/ Para votimit si presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mban fjalim emocionues

Video/ Para votimit si presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen bën apel për barazi gjinore në fjalimin e saj emocionues para deputetëve të Parlamentit Europian, duke kërkuar edhe mbështetjen me votë si presidentja e parë grua e Komisionit Europian: "Ne përfaqësojmë gjysmën e popullsisë. Ne duam pjesën tonë, atë të drejtën që na takon"! Fjalimi prej 30 minutash në Strasburg para votimit që do mbahet sonte mbrëma për të konfirmuar Presidenten e re të Komisionit, ministrja e larguar e mbrojtjes gjermane tha se nominimi i saj nga krerët e shteteve dhe qeverive ishte i bazuar mbi dekada punë dhe planesh për të ardhmen.

Duke kujtuar presidenten e parë të Parlamentit Europian, Simone Veil, von der Leyen tha:

"Pikërisht sot si 40 vjet më parë u zgjodh presidentja e parë e Parlamentit Evropian, Simone Veil, e cila prezantoi vizionin e saj për një Europë të bashkuar. Ju falenderoj ju dhe ikonat e tjera të Europës, ndihem e vlerësuar që sot ju paraqes vizionin që kam për Europën. Dhe sërish 40 vite më vonë e them me krenari që më në fund një grua është kandidate për president e Komisionit Europian”.

Image result for simone veil

Simone Veil, e mbijetuara e Holokaustit u bë gruaja e katërt që u nderua dhe u varros në Pantheon në Paris pasi ndërroi jetë vitin e kaluar. Mbetet një nga politikanet më të respektuara të Francës, e njohur për betejën e saj si ministre e Shëndetësisë për legalizimin e kontracepsionit dhe abortit.

E ndërsa 60 vjeçarja, Von der Leyen tha se është në gjendje të zëvendësojë Jean Claude Juncker me postin e ri që e merr zyrtarisht me 1 nëntor, falë atyre që ishin para saj, të cilët thyen barrierat dhe u dhanë grave përparësi.  Si presidente e KE-së, ajo tha se është e angazhuar për barazi gjinore mes 28 komisionerëve dhe kërkoi që të ketë më shumë kandidate gra në shumë nga postet e BE-së.

"Nëse shtetet anëtare nuk propozojnë komisionere gra mjaftueshëm, nuk do të hezitoj të kërkoj apo sugjeroj emra të rinj," tha ajo duke shtuar se: "Që nga viti 1958 kanë qenë 183 komisionerë. Vetëm 35 ishin gra. Kjo është më pak se 20%."

"Ne duhet të flasim hapur edhe për dhunën kundër grave. Nëse një në pesë gra kanë vuajtur dhunë fizike ose seksuale dhe 55% e grave janë ngacmuar seksualisht në BE, kjo nuk është më një çështje vetëm e grave. Ndaj do propozoj që të shtoj dhunën kundër grave në listën e krimeve të BE-së përmes një traktati ".

Kujtojmë se dje Ursula von der Leyen deklaroi se është pro integrimit të Shqipërisë në BE. ”Jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”, tha ajo, duke shtuar se ”Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht”.  Artikulli nga The Guardian/ Tiranapost.al. E.B

https://youtu.be/DlZrsM36Z3Q

http://www.tiranapost.al/ballkani-perendimor-duhet-te-kuptohet-me-seriozisht-presidentja-e-ardhshme-e-ke-pro-integrimit-te-shqiperise/

http://www.tiranapost.al/te-mbeshtesim-si-presidente-e-komisionit-nese-i-thua-po-negociatave-me-shqiperine-letra-per-von-der-leyen-nga-pe/