• Shqip
  • English
  • E premte, 6 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Video/ Panik në Times Square! Njerëzit vrapojnë për të shpëtuar, por nuk pati krisma


    Qindra njerëz në panik nisën të vraponin mbrëmjen e së martës në Times Square pasi menduan se dikush po qëllonte me armë.

    Shkaktar ishte zhurma e një motori, që bëri konfuzë të gjitha ata që ndodheshin në vendin më të njohur në Nju-Jork.

    Në video është filmuar momenti kur njerëzit largoheshin me vrap për të shpëtuar, pasi menduan ishte një sulm me armë. Një këmbësor mësohet se ka mbetur i plagosur, pasi ishte rrëzuar gjatë vrapimit, ndërsa fëmijët kishin humbur nga fëmijët.

    Dëshmitarët tregojnë se panë njerëz duke bërtitur dhe duke u rrëzuar mbi njëri-tjetrin, ndërsa policia njoftoi në mediat sociale se nuk kishte asnjë sulm me armë: “Zhurma e një motor teksa udhëtonte u dëgjua si e shtënë armësh. Ju lutemi mos u frikësoni”.

    Incidenti vjen një javë pas dy sulmeve me armë në Amerikë, njëri i ndodhur në një dyqan në Teksas dhe tjetri në një lokal në Ohio./ Burimi Daily Mail/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post