Lajme nga Bota

Video/ Panik në ajër me Air Canada, 37 të lënduar. Pasagjerët rrëfejnë çfarë ndodhi

Video/ Panik në ajër me Air Canada, 37 të lënduar.

37 njerëz janë lënduar gjatë një fluturimi me Air Canada, për shkak të turbulencave të forta, çka bëri që avioni të bënte një ulje emergjente. Mediat amerikane shkruajnë se avioni mbante 282 pasagjerë dhe udhëtimi ishte destinuar nga Vankuver në Sydney, por pas situatës u detyrua të ulej në Hawai.

Image result for Turbulence injures 37 on Air Canada flight to Sydney

Mësohet se 30 njerëz kanë përfunduar në spitalin dhe nëntë raportohen me lëndime të mëdha. Sipas Air Canada, Avioni Boeing 777-200 jet pësoi turbulenca gjatë kohës që ndodhej në fluturim dhe shkaqet ende nuk dihen. Pasagjerët janë akomoduar në hotel dhe pritet të njoftohen për nisjen e fluturimit në Sydney.

Një nga pasagjerët e rrëfen kështu momentin: Avioni përoi turbulenca, dëgjuam zhurmë të frikshme, filluan të binin gjërat mbi kokat tona, njerëzit po përplaseshin, ishte një tmerr i vërtetë... Disa nuk kishin vënë rripin e sigurimit dhe u lënduan pasi u përplasën. Të tjerë i pashë duke u përplasur me pjesën e sipërme. 

Image result for Turbulence injures 37 on Air Canada flight to Sydney

Fotot e publikuara tregojnë edhe maskat e oksigjenit të lëshuara për rastin emergjent./ Shihni videon si më poshtë./ Për Tiranapost.al. E.B