Aktualitet

Video/ Pamje nga ceremonia e pritjes së Kryeministrit Rama nga homologu Conte i Italisë

Video/ Pamje nga ceremonia e pritjes së Kryeministrit Rama nga homologu

Është pritur me ceremoni nga kryeministri Italian Giuseppe Conte. Kryeministri Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare me kryeministrin Italian. Dy ditë më parë Rama u takua me kryeministrin grek ku folën për çështjen e detit dhe pronat e minoriteti grek. Por ndryshe nga takimi me kryeministrin Mitsotakis, Rama sot do mbajë konferencë të përbashkët me  Giuseppe Conten.

Kujtojmë se këto takime vijnë pas vendimit të KE-së me Jo-në e negociatave. Kryeministri Italian e quajti vendimin një gabim historik, një mesazh që u përhap gjerësisht në mediat ndërkombëtare, si mesazh për BE dhe rrezikun e Ballkanit Perëndimor për destabilizim.  Shihni videon më poshtë nga ceremonia e takimit, postuar nga kryeministri Rama. / Tiranapost.al E.B

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1458037237687881/

http://www.tiranapost.al/intervista-rama-per-euronews-in-grek-per-detin-minoritetin-me-pronat-dhe-rasti-i-katsifas/