Aktorja e njohur Olta Gixhari ishte në lidhje “Skype” nga Spanja në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të rrëfyer përjetimin e tërmetit të tmerrshëm të 26 Nëntorit.
Mes lotësh ajo kujtoi tmerrin që kishin kaluar atë natë, teksa bashkë me familjen ndodhej në banesën e saj në Durrës.
Nga fikja e dritave te bllokimi i derës dhe rrëzimi i sendeve mbi trup, aktorja pranoi se në ato sekonda lëkundjesh të fuqishme, gjithçka bëri ishte përqafimi i familjarëve dhe lutje për të mbijetuar.
E zhvendosur në Spanjë prej ditës së djeshme, Olta shprehu keqardhje për të gjithë viktimat, të lënduarit, e sidomos për qytetarët durrësakë, duke theksuar se nuk mund ta përballojë rikthmin Shqipëri pa kaluar disa muaj./ Tiranapost.al.
Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post
