Aktualitet

Video/ Nuk ke plane për fundjavën? Merr familjen dhe shko në Pezë

Video/ Nuk ke plane për fundjavën? Merr familjen dhe shko në

Nëse i keni mbaruar pushimet e verës dhe për këtë fundjavë nuk keni ide se çfarë të bëni, merrni familjen, miqtë apo të afërmit dhe shkoni në Pezë.

Këtë sugjerim e bën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili fton qytetarët të kalojnë fundjavën në këtë oaz të gjelbërimit dhe freskisë. “Çfarë plani ke këtë fundjavë?  Merr familjen dhe miqtë e shkoni në Pezë, në këtë oaz fantastik të natyrës së fshatrave të Tiranës”, shkruan Veliaj teksa poston edhe një video me pamjet e bukurive të zonës.

Peza është vetëm pak kilometra nga kryeqyteti, por ju mund t'i dhuroni vetes dhe familjes suaj një fundjavë të freskët dhe ndryshe.

Pikat kryesore që mund të vizitoni në Pezë janë, Kalaja e Dorzit, Parku i Pezës, ku mund të shijoni pamjen e këtij oazi fantastik të natyrës së fshatrave të Tiranës, vendi ku është mbajtur Konferenca e Pezës, Teqeja e fshatit, Liqeni i Fjollës, që pak kush e di që ndodhet në fshatin Pezë e Madhe.

Pse jo, edhe të njiheni edhe me historikun e këtij fshati./ Tiranapost.al